Berat, Kurora e gjelbërt, deputeti iLSI-së Rehovica, nismë për mbjelljen e fidanëve
Nisma e iniciuar nga deputeti i LSI-së Gledion Rehovica, ka gjetur mbështetjen e Institucioneve, në Berat të cilët kanë bashkëpunuar për të pyllëzuar kurorën e lagjes simbol të këtij qyteti, "Kala".Aksioni ka nisur me mbjelljen e rreth 200 fidanë pemë në zonën e kurorës së gjelbër, e cila është djegur disa herë gjatë tre viteve të fundit. Iniciatori dhe mbështetësi financiar i kësaj nisme, deputeti i LSI-së Gledion Rehovica, është shprehur se nisma për ripyllëzimin e Beratit filloi në këtë pjesë të veçantë të qytetit, dhe do të vazhdojë më tej me ripyllëzimin e kodrave të tjera të qytetit, pjesë e kurorës së gjelbër.Sipas Rehovicës, ky aksion, për të cilin kanë filluar edhe negociatat me Ministrinë e Mjedisit për mbështetje të mëtejshme financiare, ka si qëllim kthimin në identitet të zonave të gjelbëruara në qëndrën historike të Beratit, që janë edhe zonat me të vizitueshme nga turistët.