Shkodër, Komuna e Bushatit, mbyllet projekti për menaxhimin e mbetjeve urbane
Pas 3 vitesh, në Komunën e Bushatit është mbyllur projekti për ndërtimin e kapaciteteve për menaxhimin e mbetjeve urbane. Në këtë takim, kanë qenë prezent përfaqësues të komunave të 3 shteteve, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Italisë. Kryetari i Komunës Bushat, Zef Hila, ka evidentuar avantazhet që kjo njësi vendore ka ndërmarrë si një zonë lider në menaxhimin e këtij projekti.Kreu i Këshillit të Qarkut të Shkodrës, Maxhid Cungu, deklaroi se forcimi i kapaciteteve për menaxhimin e mbetjeve urbane ka qenë në fokusin e qeverisë shqiptare.Kontenierët e mbetjeve urbane, diferencimi i tyre, sensibilizimi i banorëve, angazhimi i të gjitha grupeve të interesit dhe pajisja e Komunës së Bushatit me automjetet e specializuara për depozitimin e mbetjeve urbane, janë vetëm disa nga përfitimet që kjo njësi ka përfituar nëpërmjet këtij angazhimi ndërmjet shteteve, që tashmë përmbyllet duke i cilësuar si një nga projektet më të rëndësishme edhe nga partnerët ndërkombëtarë.