Furgonët nuk “tunden” nga vendimi, drejtuesit reagojnë pas deklaratës së Haxhinastos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2014, 19:49
Deklarata e Ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto, duket se ka shkaktuar edhe më tepër pakënaqësi për drejtuesit e automjeteve të shërbimit taksi 8+1 në Durrës, të cilët nuk pranojnë kurrsesi kushtet e bëra publike nga Haxhinasto. Ata janë shprehur dhe kanë paralajmëruar se do të ndërmarin protesta të çdo lloj forme derisa të arihet në një vendim i cili do ti rikthejë sërish atyre normalitetin në punë.Prostetat e drejtuesve të furgoneve kanë nisur 3 javë më parë dhe gjatë ditës së djeshme ata organizuan një protestë përpara kryeministrisë ku edhe njëherë kërkojnë çfuqizim të vendimit i cili ndalon marjen e pasagjerëve në rrugën e kthimit dhe heqjen e konkurrencës së pandershme nga targat e bardha.