MB thirrje qytetarëve: Tërhiqni pasaportat, në të kundërt asgjesohen

Ministria e punëve të Brendshme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për dokumente identiteti në vitin 2011 dhe 2012, por që ende nuk i kanë tërhequr këto dokumente, se afati i fundit për ti tërhequr ato është muaji Qershor 2014 dhe muaji Shtator 2014. Në të kundërt këto dokumente do të asgjesohen.Me anë të një njoftimi për shtyp, MB sqaron se në zbatim të kontratës konçesionare “Për prodhimin dhe shpërndarjen e Kartave të Identitetit dhe të Pasaportave Elektronike”, sipas së cilës një dokument i patërhequr brenda një viti bëhet i pavlefshëm, këto dokumenta do të nxirren jashtë përdorimit.Bazuar në këtë kërkesë, jashtë përdorimit do të nxirren dokumentat e prodhuara nga viti 2011 dhe 2012 dhe të patërhequra nga pqrfaqësitë konsullore të Shqipërisë në Greqi (Athinë dhe Selanik), Itali (Romë dhe Milano) dhe SHBA (Nju Jork).Dokumentat e lëshuara në vitin vitin 2011do të nxirren jashtë përdorimit në fund të muajit Qershor 2014, në qendrën e Personalizimit në kompaninë Aleat sh.p.k., ndërsa ato të lëshuara në vitin 2012 do të nxirren jashtë përdorimit në fund të muajit Shtator 2014.Numri i Pasaportave Biometrike të patërhequra nga shtetasit përgjatë viteve 2011, 2012 dhe 2013 është 2477 copë, ndërsa i kartave ID është 3271 copë.