Pastrimi i territorit nga mbeturinat, forcat e ushtrisë “marrin” edhe jugun e vendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2014, 19:15
Aksioni i Forcave të Armatosura për pastrimin e territorit të Republikës së Shqipërisë është shpërngulur në jug të vendit, ku ndryshe nga deri tani ka gjetur mbështetjen e njësive vendore dhe banorëve të tyre.E pranishme në këtë aksion i cili ka pëfshirë të gjithe qarkun e Gjirokastrës deri në pikën kufitare të Kakavijës, ka qenë edhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila është shprehur se kjo pikë doganore ka një ndotje të tejskajshme dhe aspak dinjitoze.Komuna e Dropullit të Sipërm ka ofruar menjëherë ndihmën e saj, ndërkohë që aksioni është përqëndruar në 70 kilometra rrugë kombëtare, ku një rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe pikës turistike të Ujit të Ftohtë Tepelenë, e cila pavarësisht statusit shënon një ndotje të lartë.