PD: Marrëveshja me Fondin në të mirë të ekonomisë, qeveria të tregohet e përgjegjshme
Partia Demokratike me anë të një deklarate ditën e sotme ka përshëndetur marrëveshjen e FMN-së me qeverinë shqiptare.Deklarata e plotëPartia Demokratike përshëndet marrëveshjen që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë me qeverinë shqiptare, si një veprim të përgjegjshëm nga ana e këtij institucioni në një moment mjaft të vështirë për ekonominë shqiptare.Kjo marrëveshje vjen në një kohë, kur qeveria po e rrokullis ekonominë në honet e recesionit, kur ka mungesë vizioni e programi, kur kanë degraduar masat e ndërmarra, kur Shqipëria ka taksat më të larta në rajon.Të gjithë këta faktorë, kombinuar me mungesën e rendit dhe të sigurisë kanë sjellë rënien ekonomike drejt nivele më të ulëta të periudhës së tranzicionit.Për herë të parë, ekonomia jonë ka rënie në nivelin e kreditimit, në minus 3 për qind.Ne shpresojmë që me këtë marrëveshje dhe me monitorimin rigoroz të FMN, qeveria të fillojë të zbatojë axhendën e duhur të reformave.Por duke parë kursin e deritashëm, ekziston frika se qeveria nuk do të dijë të përfitojë nga kjo zemërgjërësi e Fondit Monetar.Ne dyshojmë se vullneti i mirë i Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk do të mund të gjejë partneritetin e duhur tek qeveria shqiptare e cila ka si tipar të sajin papërgjegjshmërinë, revanshin politik dhe arbitraritetin.