Prodhimet bujqësore do shkojnë dëm, Çobo: Në Fier mungojnë ambjentet frigoriferike
Afrimi i stines se veres dhe vjelja e produkteve bujqesore, te cilat ne qarkun e Fierit zene nje hapesire te konsiderueshme, shoqerohet me mungesen e ambjenteve frigoriferike ne qytet.Shezai Çobo, nenkryetar i Dhomes se Tregetise shprehet se kjo mungese vjen pikerisht kur shenohet nje rritje e ndjeshme e prodhimit bujqesor, por ne kushtet ku mungojne hapesirat e magazinimit nje pjese e mire e tyre do te shkoje dem duke shkaktuar edhe problemE ekonomike per fermeret.Ndërkaq specialisti i bujqësisë, Et'hem Bitaj, ben me dije se pemët frutore kanë filluar çeljen para kohe dhe vjelja e tyre do bëhet në një periudhë më të hershme.Specialisti Bitaj eshte shprehur se fermerët duhet të tregojnë kujdes ndaj prodhimeve bujqësore përballë temperaturave të larta si rrallëherë deri tani dhe pjekjes së shpejtë të produkteve bujqësore, duke sugjeruar uljen e sasisë se kimikateve për të shmangur pjekjen e shpejte të prodhimeve.