Dëm financiar mbi 700 mijë lekë, burg me kusht 4 ish-punonjëseve të "Mbretëresha Geraldinë"
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka shpallur fajtor 4 punonjëse të maternitetit"Mbretëresha Geraldinë"në Tiranë, akuzuar për “shpërdorim detyre”.Gjykata ka vendosur masën e dënimit sipas kërkesës së prokurorisë dhe, për shkak të moshës dhe kushteve familjare, iu dha dënim me kusht sipas kohës së kërkuar nga prokuroria për burgim.Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka paraqitur konkluzionet përfundimtare më 24 Janar 2014 dhe kërkoi dënimin me burgim për 4 ish-punonjëse të maternitetit “Nëna Geraldinë” në Tiranë, të akuzuara për “shpërdorim detyre” (neni 248) dhe “fallsifikim të dokumentave.....” (neni 186/3 dhe 25).Sipas prokurorisë, shtetaset:- Marije Dobra, ish-farmaciste në maternitet (dënohet me 18 muaj burg, me kusht)- Vitore Zhupa, ish-ndihmës farmaciste (dënohet me 18 muaj burg, me kusht)- Dashuri Kadesho, ish-kryemami (dënohet me 12 muaj burg, me kusht)- Lirie Shehaj, ish-kryeinfermiere (dënohet me 12 muaj burg, me kusht)...kanë fallsifikuar blloqet e hyrje-daljeve të medikamenteve dhe pajisjeve të nevojshme spitalore, duke shkaktuar një dëm financiar për spitalin, e cila është provuar në shumën e mbi 700 mijë lekë të reja.Hetimi ka provuar gjithashtu se në farmacinë e spitalit janë gjendur në mënyrë të kundërligjshme medikamente të skaduara që në vitin 2008, por që në fletë-hyrje është bërë si datë skadence viti 2010.Gjithësesi, nuk provohet që këto medikamente të skaduara të jenë përdorur tek pacientët. Por, provohet që sasia e këtyre ilaçeve të skaduara është përdorur për të mbuluar abuzimin financiar me medikamente të tjera, të cilat janë nxjerrë në mënyrë të paligjshme dhe për përfitim monetar nga ana e të pandehurave.