Rama do një "yes" nga Anglia në qershor: Europa s'është destinacion jashtë nesh
Nga qendra më e rëndësishme universitare Oksfordi, Edi Rama, i ka kerkuar bekimin europian Britanisë se Madhe, duke shpresuar ne nje PO per statusin ne qershor.“Shpresoj që ndërkohë që Shqipëria vazhdon këtë udhëtimin të brendshëm progresi dhe ndryshimi në mënyrë që të arrijë integrimin në BE, Britania e Madhe të jetë me ne, duke na shtyrë në drejtimin e duhur. Ne jemi të vendosur të ndërmarrim të gjitha hapat e kërkuar në mënyrë që të marrim statusin e vendit kandidat” është shprehur Rama.Për Ramën, Europa është destinacioni brenda nesh dhe Ballkani ka nevojë për një BE të forte.“Evropa nuk është një destinacioni jashtë nesh. Evropa duhet të jetë dhe Evropa është një destinacion brenda nesh. Arsyeja e parë dhe më e rëndësishme përse Ballkani ka nevojë për një BE të fortë dhe duhet të bëhet pjesë e saj, janë vlerat mbi të cilat u themelua Evropa dhe ajo që ato vlera përfaqësojnë sot” tha ai.Pavarësisht problemeve që kemi me fqinjët, Rama ka garantuar fqinjësi të mirë, duke e parë këtë si faktor kyç për Integrimin. Në fund të fjalës së tij Rama shprehur bindjen se jo vetëm Shqipëria do të përfitojë nga BE-ja, por edhe BE do të përfitojë nga brezi i ri i shqiptarëve.