Çudi shqiptare në Elbasan, shkolla e re bosh, nxënësit në ish-repartin ushtarak

309 nxënës të shkollës 9-vjeçare Xhafer Hakani ne elbasan, i drejtohen çdo dite ish-repartit ushtarak, si te vetmen mundesi qe Drejtoria Arsimore ne kete qytet, por edhe Bashkia e cila ka pergjegjesine direkte per infrastrukturen shkollore, kane vendosur ne dispozicion te ketyre femijeve per tu arsimuar.Edhe pse ndodhet ne nje gjendje skandaloze, akush deri me sot nuk ka nderhyre per te permiresuar kushtet te cilat na kthejne dekada pas ne kohe.Tarraca qe pikon, dyer e dritare te shkaterruara, mungesa e ngrohjes, kushtet skandaloze higjeno sanitare, jane disa nga problemet qe duan zgjidhje,nderkohe qe per kabinete apo palestra ne kete shkolle te improvizuar nuk mund te flitet e te mendosh qe ky realitet vjen ne epoken shperthyese te teknologjise dhe internetit.Çdo dite keta femije jane te detyruar te zhvillojne mesim ne kete godine fantazem ku edhe bankat per tu ulur nuk jane te mjaftueshme.Por paradoksi me i madh eshte fakti se perballe kesaj godine prej 5 vitesh eshte ndertuar shkolla e re po mungesa e likujdimit te firmes ndertuese nga ana e Bashkise ka bere qe dyert e saj te mos hapen per vogelushet.Jashte kameres drejtoresha, Ani Palloshi, shprehet se te gjithe regjistrat merren nga stafi pedagogjik ne shtepi, pasi kjo godine nuk ka jo vetem ambjente per sallen e mesuesve por as zyre per drejtuesit e saj.