“Mbill pemën tënde”, Ministrat Beqaj dhe Kodheli i bashkohen nismës
Nismës mbill pemën tëndë i janë bashkuar edhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ai i Shëndetësisë Ilir Beqja. Aksioni gjatë së dielës ishte i vendosur në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, ku Forcat e Armatosura kanë dhënë ndihmën e tyre në mbjelljen e 200 pishave të reja. Ministrja Kodheli sqaroi se kjo nisëm është në funksion të përmirësimit të mjedisit,i cili vazhdon të jetë rrezik potencial për jetën e qytetarëve.“Jemi këtu në funksion të përmirësimit të ambientit tonë të përbashkët, i cili në opinionin e të gjithëve ne mbetet një risk shumë i madh, mbetet akoma i padëshirueshëm nga të gjithë ne. Që ne ta bëjmë të dëshirueshëm , që ne ta bëjmë të shëndetshëm, të jetueshëm duhe ta ta mbështesim dhe të jemi pjesë e nismave si kjo e sotmja. I falenderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesë e kësaj nisme, padyshim dhe një pjesë të FA që erdhën për të ndihmuar vendosjen e këtyre pishave që nesër do jenë si ajo pisha e madhe që ndodhet atje. Duhen pak vite, por brezat do thonë që ata ishin atje dhe një pishë më shumë ndihmoi në përmirësimin e ambjentit dhe jetës sonë” u shpreh Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.Ministri Beqja falenderoi Forcat e Armatosura për nismën që kanë marrë për pastrimin e territorit si dhe për aksionin e sotëm.
“Falenderoj banorët e Tiranës, pjesëtarët e FA, kolegen Kodheli. Ne kemi për detyrë të sigurojmë sëpari furnizim normal me barna, pajisje që funksionojnë por besoj se edhe mjedisi i spitalit është pjesë e rëndësishme e kujdesit që japim. Falenderoj edhe për zgjedhjen e pishave dhe ullinjve, që të paktën janë bimë me gjelbërim 12 muaj” theksoi Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.Nisma “Mbill pemën tënde” i ka dhënë Tiranës 600 pemë të reja, ndërsa pritet që të shtrihet në të gjithë vendin.