Takim SHBA-Rusi-OKB për konfliktin në Siri

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton do të takohet me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov dhe të dërguarin e OKB-së Lakhdar Brahimi për të diskutuar për konfliktin në Siri.Një zyrtar i lartë amerikan tha se treshja do të takohet në Dublin të Irlandës në kuadër të një konference për të drejtat e njeriut.Takimi vjen ndërsa shtohen shqetësimet se qeveria Siriane mund të përgatitet të përdorë armë kimike kundër popullit të vet.Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta tha sot se “burimet e zbulimit ngrenë shqetësime serioze se kjo mundësi po shqyrtohet” nga ana e Sirisë.Panetta paralajmëroi se përdorimi i armëve kimike nga Siria “do të kalojë vijën e kuqe” megjithëse nuk pranoi të thoshte se cilat do të ishin pasojat.