Filipine, shkon në 280 numri i viktimave nga tajfuni Bopha
Numri i të vdekurve nga një stuhi e fuqishme që goditi jugun e Filipineve arriti në 280 ndërsa ekipet e shpëtimit tentojnë të arrijnë në zonat e prekura. Disa qindra jane dhe të humburit. Të paktën 156 njerëz kanë vdekur në provincën Compostela Valley ku ende raportohen komunitete të izoluara. Mijëra vetë u evakuan përpara stuhisë, mbi ishullin perëndimor të Palawan. Në fshatin Andap, në luginën Compostela gjithçka u mbulua nga uji dhe balta.Të paktën 43 persona u vranë aty e disa dhjetarë janë të humburit. Në dhënien e ndihmës së parë për të prekurit është angazhuar dhe ushtria. Tajfuni Bopha ishte shumë më i fortë se Typhoon Washi, që një vit më parë shkaktoi rreth 1.300 viktima. Por kësaj here banorët ishin më të pregatitur.Ata ishin paralajmëruar me mesazhet telefonike dhe nga media, e qeveria krijoi një faqe interneti të veçantë dhe angazhoi dhe ushtrinë paraprakisht.Dhjetra fluturime lokale dhe shërbim të trageteve janë pezulluar dhe paraprakisht janë mbyllur shkollat dhe bizneset.