SHBA, pritet marrëveshja për të shmangur katastrofën fiskale

Në Shtetet e Bashkuara, vëmendja është përqendruar në Uashington dhe nëse presidenti demokrat, Barak Obama dhe Dhoma e Pëfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët do të arrijë marrëveshje për të shmangur katastrofën fiskale para fundit të vitit. Ekonomistët thonë se nëse hynë në fuqi ngritja e taksave dhe shkurtimi i shpenzimeve qeveritare, ekonomia amerikane do të zhytej përsëri në recesion.Por udhëheqësi i shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve Erik Kantor noftoi se shumë kongresistë do të largohen nga Uashingtoni deri të martën e ardhëshme. I pyetur nga gazetarë se pse kongresistët po lartohen nga Uashingtoni, Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Bojner, tha se ai do që Presidenti Obama ta kontaktojë për të zhvilluar negociata të mëtejshme.Kongresi ka një vlerësim të ulët nga publiku, me më pak se 15 përqind të votuesve  të kënaqur me punën e tij. Sipas analistëve, largimi nga Uashingtoni në këto momente kritike nuk ka të ngjarë të jetë e dobishëm. Por Njuhauser thotë se largimi i anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve nga qyteti një ditë më parë nuk ka të ngjarë të ketë ndonjë ndikim.Udhëheqësi i shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Erik Kantor, njoftoi gjithashtu se kongresistët do të qendrojnë në qytet më gjatë nga sa ishte planifikuar fillimisht, edhe gjatë Krishtlindjeve, nëse është e nevojshme, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për taksat dhe shpenzimet.Këshilltarët republikanë të kongresit thonë se tani për tani negociatat kanë ngecur dhe se nuk po zhvillohen diskutime mes Shtëpisë së Bardhë dhe republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve.