Irani lindor goditet nga tërmeti

Tërmeti me magnitudë 5.5 ballë goditi pranë Zohan, në provincën e Khorasan-it jugor, shumë pranë kufirit me Afganistanin, bëri të ditur agjencia e lajmeve Fars.Të paktën 20 persona u plagosën dhe shumë të tjerë u larguan nga shtëpitë e tyre në kryeqytetin e provincës Birjand, sipas burimeve.Irani goditet shpesh nga tërmetet, në 2003-shin dhjetra mijëra njerëz u vranë nga një tërmet që goditi Bam-in.Më shumë se 300 njerëz vdiqën nga 2 tërmete në veri-perëndim të Iranit, në gusht të këtij viti.Qendra sizmiologjike e Universitetit të Teheranit bëri të ditur se tërmeti i fundit goditi më 20:38 (lokale), rreth 25 kilometra larg Zohan-it.Televizioni shtetëror citoi një deputet lokal, Javad Heravi, të kishte thënë se ai shkatërroi ndërtesat rurale dhe kishte shkëputur linjat e telefonave e të energjisë.