Sulm me bombë në Afganistan, plagoset Kreu i Shërbimit të Inteligjencës

Kreu i shërbimit të inteligjencës në Afganistan është plagosur nga një sulm me bombë në Kabul. Burimet zyrtare thonë se Asadullah Khalid ka marrë plagë në pjesën e poshtme të trupit.“Drejtori ynë i inteligjencës është plagosur nga një sulm terrorist dhe i është nënshtruar operacionit. Mjekët janë pozitivë. Kemi shpresa të mëdha për shërimin e plotë të tij”, ka thënë presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.Khalid, ish-guvernator dhe ish-ministër, është emëruar në krye të inteligjencës afgane në muajin shtator.