Presidenti i SHBA-së, Obama kryeson listën e "Forbes"
Presidenti i SHBA-së Barack Obama është renditur i pari në listën e revistës prestigjoze “Forbes” të njerëzve më të fuqishëm të botës për vitin 2012.Në listën prej 71 emrash, 6 vendet e para të dhjetëshes më të fuqishme të botës, i kanë zënë krerët e shteteve duke treguar se kur vjen fjala te pushteti, politika ia kalon biznesit.Pas presidentit të SHBA-së Obama, më pas në listë vijnë me radhë Kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti rus Vladimir Putin, Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite dhe Kryeministri britanik David Cameron.Në listën e njerëzve më të fuqishëm të globit nuk mungojnë edhe emra nga biznesi, si Bill Gates, presidenti i rezervës federale Ben Bernanke apo kreu i Bankes Qëndrore Europiane, Mario Draghi.Por, ndonëse shumicën e personave në listë e përbëjnë zyrtarë e biznesmenë, Forbes nuk ka lënë jashtë saj Papa Benedikti i XVI-të, të cilin e vendos të pestin në klasifikim.Në renditjen e “Forbes” nuk mungojnë as çudirat ku është vendi i 63-të i zënë nga milioneri Joaquin Guzman Loera, i njohur ndryshe si “El Chapo”. Loera është kreu i kartelit meksikan Sinaloa dhe konsiderohet një prej trafikantëve më të mëdhenj të botës.