Tajfuni në Filipine, arrin në 300 numri i viktimave
Numri i të vdekurve nga një stuhi e fuqishme që goditi Filipinet jugore është rritur 300, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë në zonat e prekura.Zyra Civile e Mbrojtjes tha se të paktën 325 njerëz janë konfirmuar të vdekur dhe 379 të humbur. Viktimat janë regjistruar në tetë provincat lindore, por shumica e viktimave janë në provincën Mindanao."Ne kemi 325 të vdekur dhe kjo pritet të rritet shumë më tepër, sepse janë të humbur," tha shefi i mbrojtjes civile Benito Ramos në një konferencë shtypi.Të paktën 156 njerëz kanë vdekur në provincën Compostela Valley ku ende raportohen komunitete të izoluara. Mijëra vetë u evakuan përpara stuhisë, mbi ishullin perëndimor të Palawan. Në fshatin Andap, në luginën Compostela gjithçka u mbulua nga uji dhe balta.Tajfuni Bopha ishte shumë më i fortë se Typhoon Washi, që një vit më parë shkaktoi rreth 1.300 viktima. Por kësaj here banorët ishin më të pregatitur. Ata ishin paralajmëruar me mesazhet telefonike dhe nga media, e qeveria krijoi një faqe interneti të veçantë dhe angazhoi dhe ushtrinë paraprakisht.Dhjetra fluturime lokale dhe shërbim të trageteve janë pezulluar dhe paraprakisht janë mbyllur shkollat dhe bizneset.