Filipine, 82 të vdekur nga tajfuni Bopha

Rritet bilanci i viktimave nga tajfuni i fuqishëm që prekur jugun e Filipineve.Mediat ndërkombëtare theksojnë se numri i viktimave ka arritur në 82 ndërsa mëngjesin e sotëm grupet e shpëtimit kanë patur vështirësi për të shkuar në zonat e prekura nga përmbytjet dhe rrëshqitjet.Tajfuni Bopha preku të gjithë ishullin Mindanao, duke shkulur pemë e duke i përplasur me shtëpitë gjatë së martës, përpara se të dobësohej gjatë mesnatës, kur nisi t'i drejtohej detit të Kinës jugore.Pritej gjithsesi që të kishte më shumë reshje shiu, ndërkohë që kalonte mbi ishullin perëndimor të Palawan-it, me një fuqi të madhe, e aftë të shkatërronte të tjera shtëpi, sipas zyrtarëve.Ministri i Brendshëm, Mar Roxas, tha pas një vizite inspektimi në jugun e goditur nga stuhia, se numri i të vdekurve të konfirmuar është rritur nga 52 në 82, teksa 21 të tjerë janë të humbur.Ka patur 49 të vdekur nga rrëshqitjet në qytetin malor të Neë Bataan, si dhe 33 të tjerë në vendbanime rurale të tjera në Mindanao.Mes të vdekurve ka qenë edhe një ushtar, i cili ishte pjesë e trupave të shpëtimit të dërguara në Neë Bataan, në momentet e para të stuhisë.Ushtria ka përdorur helikopterë dhe mjete të rënda gjatë së mërkurës në Neë Bataan, ku ujërat e reshjeve të shiut kullonin nga shpatet e afërta, duke krijuar vorbulla vdekjeprurëse, falë shkëmbinjve dhe sendeve të tjera të grumbulluara përgjatë rrugës.