BE nuk arrin marrëveshje për bankat

Shefat e finanancve të Bashkimit Evropian nuk arritën dot një marrëveshje për rregullatorët e bankave në mbarë kontinentin.Të 27 udhëheqësit e financave  gjatë takimit në Bruksel  nuk arritën marrëveshje  pasi Ministri francez i Financave Pierre Moscovici dhe homologu i tij gjerman Wolfgang Schaeuble, nuk ishin në një mendje lidhur me forcimin e rregullatorëve të bankave.Moscovici tha se të 6 mijë bankat evropiane duhet ta rregullojnë veprimtarinë sipas bankës qendrore, por  Schaeuble tha se do të ishte tepër e vështirë që Gjermania të sigurojë miratimin e parlamentit për çdo plan që do ja dorëzonte autoritetin qindra bankave lokale në vendin e tij nën mbikqyrjen e Evropës Qendrore.Rregullatorë më të fortë për bankat janë pjesë e përpjekjes për t'i dhënë fund krizave të borxheve qeveritare në 17 vendet ku  përdoret si monedhë Euro.Disa banka, përfshirë Spanjën e zhytur në borxhe, kanë humbur miliarda dollarë nga huatë e këqija, ndërsa ekonomia e Eurozonës ka rënë në recesionin e dytë më të madh në tre vjet.