Tensione politike në Itali, senati votëbeson Montin, bojkoton partia e Berlusconit

Partia italiane e ish-liderit Silvio Berluskoni ka abstenuar gjatë një votimi mosbesimi në Senat, duke paralajmëruar një krizë të mundshme politike.Qeveria e kryeministrit Mario Monti ka fituar votat e mundshme, por partia PDL e Berluskonit thuhet se ka kërcënuar se do të përsërisë të njëjtin veprim në dhomën e ulët.Më herët Berluskoni la të kuptohej se mund të kandidojë sërish në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, fakt ky që është kundërshtuar nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik Corrado Passera , cfarë ka sjellë edhe qëndrimin e sotëm të PLD.Pavarësisht kësaj qeveria Monti e kaloi me sukses provën e senatit me 127 vota pro, 7 vota kundër dhe 23 abstenim.Ndërkaq Presidenti Giorgio Napolitano tha se do deshironte qe qeveria teknokrate e zotit.Monti të shmangte një "trazirë" të mundshme në fundin e qeverisjes së vendit.Monti ka zëvendësuar Berluskonin si Kryeministër pak më shumë se një vit më parë, ku menjëherë filloi një program reformash që synojnë daljen e Italisë nga kriza ekonomike.Tregjet reaguan me nervozizëm ndaj tensionit të ri politik, me tregun e aksioneve te Milanos qe vazhdon te bjere dhe diferenca në premium të kërkuara nga investitorët italianë për të blerë bono Italiane me shume se sa ato 10-vjeçare gjermane, po zgjerohet.