Clinton e shqetësuar për mundësinë e përdorimit të armëve kimike nga Siria

Uashingtoni i frikësohet "dëshpërimit" te Presidentit sirian Bashar al-Assad. SHBA-ja është e shqetësuar se Presidenti sirian Bashar al-Assad, pasi sa vjen ndihet gjithnjë e më shumë i dëshpëruar, dhe kështu ai mund të kalojë ne përdorimin e armëve kimike ose te humbjes së kontrollit, vlersoi Sekretarja e amerikane e, Hillari Klinton.Pas takimit të ministrave të Jashtem te NATO-s, gjatë së cilit Aleanca vendosi dërgimin e sistemit te anti-raketave Patriot në Turqi, Klinton përsëriti se Uashingtoni i ka bërë të qartë Sirisë se përdorimi i armëve kimike është një "linjë e kuqe" për SHBA-në."Shqetësimi ynë është se regjimi i Assad, i cili është se gjithnjë e më i dëshpëruar mund të kthehet drejt armëve kimike ose mundet të humbasin kontrollin një nga shumë grupet që veprojnë në Siri," vuri në dukje Klinton."Kemi derguar një mesazh të qartë se kjo është një linjë e kuqe dhe se ata që janë përgjegjës do të japin llogari", përfundoi Sekretarja amerikane.Ndërkohë Turqia cmon se rreth 700 eshte numri i raketave të ndryshme efektive në dispozicion të regjimit Asad dhe se Turqia di saktësisht vendin ku ato gjenden, thaMinistri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu në një intervistë me gazetën Sabah."Assad ka rreth 700 raketa (...) tani e di saktësisht se ku janë ato, si janë ruajtur dhe në çfarë duar janë ," shtoi Davutoglu.Ministri turk tha se komuniteti ndërkombëtar i frikësohet një operacioni hakmarrjeje te regjimit sirian kundër vendeve që kërkojnë rënien e saj , kryesisht Turqine, ne rastin se ai ndjen se po i afrohet fundi.Nderkohe luftimet e renda vazhdojne nje dite pas drites jeshile qe i eshte dhene Turqise per sistemin e raketave Patriot. Rebelet thane se kishin rrethuar bazën ajrore Aqraba, e cila gjendet rreth 4 km jashtë Damaskut.