NATO kërkon anulimin e lëshimit të raketës nga Koreja e Veriut
NATO-ja i ka bërë thirrje Koresë së Veriut që të anulojë planet e saj për lansimin e raketës me rreze të gjatë veprimi, duke thënë se ajo do të shkelte rezolutat e Kombeve të Bashkuara.Phenjani ka thënë se do të testojë raketën ndërmjet 10 dhe 22 dhjetorit.Ambasadorët e NATO-s, përmes një deklarate të përbashkët, kanë thënë se veprimi i tillë mund të destabilizojë edhe më tej Gadishullin Korean.Phenjani ka bërë një lansim të tillë në muajin prill, porse ka dështuar shpejt për shkak të problemeve teknike.Ai e ka të ndaluar të kryejë prova raketore nën rezolutat e Kombeve të Bashkuara.Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut besojnë se shteti komunist teston raketa me rreze të gjatë, në përpjekje për të zhvilluar raketën interkontinentale balistike, të aftë për të bartur koka bërthamore.