Egjipt, protesta kundër presidentit Morsi
Policia egjiptiane hodhi gaz lotsjellës jashtë pallatit presidencial ku dhjetëra mijëra protestues marshuan dje kundër presidentit Mohamed Morsi.Policia u përpoq për të ndaluar turmën të hynte në pallatin presidencial, por shpejt u tërhoq dhe lejoi protestuesit të kalonin përmes një pengese deri tek muret e pallatit të presidentit. Zyrtarët egjiptianë thonë se presidenti Morsi u largua nga pallati, ndërsa protestuesit vërshuan drejt tij.Shumë prej marshuesve hodhën të njëjtat parulla anti-qeveritare të përdorura gjatë kryengritjes që përmbysi ish presidentin autoritar Hosni Mubarak.Udhëheqësit e protestës e quajtën marshimin e ditës së martë një paralajmërim të fundit për zotin Morsi që ai të tërhiqë dekretet e tij me anë të të cilëve z. Morsii jep vetes kompetenca gati të pakufizuar dhe e vendos veten mbi gjyqësorin.Demonstruesit gjithashtu protestuan kundër një projekt-kushtetute për të cilën opozita thotë se është hartuar nga islamistë, pa të dhëna e këshilla nga laikët dhe liberalët.Një referendum mbi kushtetutën është caktuar për 15 dhjetor.Gjithashtu të martën, 11 gazeta egjiptiane pezulluan botimin për të protestuar kundër projekt-kushtetutës. Gazetarët thonë se projekt-kushtetuta vendos kufizime në lirinë e të shprehurit.