Brazil, ndërron jetë arkitekti Oscar Niemeyer

Arkitekti brazilian Oscar Niemeyer, që projektoi disa nga ndërtesat më moderne të shekullit 20, ka ndërruar jetë pak para se të arrinte 105-vjetorin e tij.Niemeyer fitoi famë ndërkombëtare si arkitekti i ndërtesave kryesore qeveritare në qytetin futurist të Brazilias, në Brazil, të inauguruara që prej vitit 1960.Ai gjithashtu punoi me arkitektin modernist me origjinë zvicerane Le Corbusier për selinë e OKB-së në Nju Jork dhe vazhdoi të punonte mbi projekte të tjera deri vonë gjatë vitit.Niemeyer ndërroi jetë të mërkurën në një spital në Rio de Zhaneiro. Një ceremoni në nder të tij do të mbahet në pallatin presidencial në Brazilia gjatë së enjtes.Oscar Niemeyer e nisi karierën e tij në vitin 1930, kur Brazili ishte ende duke kopjuar arkitekturën neoklasike evropiane dhe projektonte zbukurime për pallatet.