Fundoset anija, 7 persona rezultojnë të zhdukur

Anija “Baltic Ace” është fundosur në gjirin e Belgjikës e Holandës, teksa ishte nisur nga Zeebrugge.13 anëtarë të ekuipazhit të anijes janë shpëtuar, por 7 prej tyre janë ende të zhdukur në ujërat e akullta.Një helikopter me kamera me rreze infra të kuqe ka nisur operacionin masiv të shpëtimit nga ajri e deti, pasi erërat e forta dhe dallgët e larta i vështirësojnë kushtet.Zëdhënësi i Rojes Bregdetare të gjirit, Marcel Oldenburger, tha se disa helikopterë dhe dy anije patrulluese të marinës do të vazhdojnë kërkimet për 7 trupat e pagjetur ende të marinarëve, përgjatë gjithë natës.