Engel zgjidhet nënkryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme

Anëtari demokrat i Kongresit amerikan Eliot Engel është zgjedhur nënkryetar i Komisionit të Punëve të Jashtëme në Dhomën e Përfaqësuesve.Në një prononcim për shtyp, Engel është shprehur se ndihej i nderuar që mori mbështetjen e kolegëve ndërsa shtoi se mezi pret të punojë me kryetarin e ri të komisionit, republikanin Ed Royce në një mënyrë që i kapërcehen dallimet partiake.Kryesinë e komisionit e kanë republikanët, të cilët edhe në Kongresin e ri do të kenë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.Deri tani, senatori Engel ka qenë demokrati kryesor i Nënkomisionit për Hemisferën Perëndimore.