Berlusconi: Më nxisin që të rikandidoj

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi ka deklaruar se mbështetësit e tij e nxisin që të rikandidoj në zgjedhjet e ardhshme.“Jam i rrethuar nga kërkesat e të mive, sepse duan që të shpall sa më shpejt rikthimin tim. Situata sot është shumë herë më e rëndë, se sa një vit më parë, kur unë u largova nga qeveria. Sot Italia është buzë greminës. Nuk mund ta lejoj këtë dhe kjo do të përcaktojë zgjedhjet, që do të ndërmarrim së bashku në ditët e ardhshme”, ka deklaruar  Berlusconi.Ai ka theksuar më tej se nuk mund të lejoj që vendi im të precipitojë në një spirale rënieje pa fund. "Nuk është më e mundshme, që të vazhdohet kështu”, ka thënë gjatë një deklarate Silvio Berlusconi, i cili, pasi i ka bërë një pasqyrim kuadrit të zymtë të situatës ekonomiko-sociale të vendit, shpjegon se “janë këto rezultate të dhimbshme, të cilat do të përcaktojnë zgjedhjet që të gjithë së bashku do të ndërmarrim në ditët e ardhshme” shtoi Berlusconi.Duke kontestuar disa modifikime të shtypit, i cili duket se ka regjistruar një hap mbrapa të tijin, kundrejt rezistencave të brendshme në PDL, Berlusconi shpjegon se realiteti gjendet ekzaktësisht tek opozita (kundërshtimet).