Jetesa e romëve dhe egjiptianëve në Shqipëri, paketën ligjore për ndihmë sociale
U mbajt sot në Tiranë "Seminari BE–Shqipëri për Dialogun Politik mbi Përfshirjen e Komuniteteve Rome dhe Egjiptiane: Sfida të Reja në Zhvillim Social të Shqipërisë", i organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin e Komisionit Evropian, Delegacionin e BE-së në Tiranë dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.Në seminar folën Zëvendës Kryeministri shqiptar Niko Peleshi, Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian Christian Danielsson dhe Kreu i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadori Ettore Sequi.Duke folur në këtë veprimtari, Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin i Komisionit Evropian tha: "Kërkohet vullnet i fortë politik në të gjitha nivelet. Përfshirja e romëve dhe egjiptianëve duhet bërë përparësi kombëtare, jo vetëm në dokumente strategjikë, por edhe në angazhim aktual në terren, mbështetur nga një politikë e vërtetë e sektorit."Për të mbështetur këto përpjekje, Danielsson njoftoi angazhimin e Komisionit Evropian për rritjen e mbështetjes për përfshirjen e romëve dhe egjiptianëve në vitet e ardhshme nën Instrumentin e ri për Asistencën Para-Aderimit (IPA II). Për të përmirësuar koordinimin, efikasitetin dhe shikueshmërinë e ndihmës financiare të BE-së, veprimet e personalizuara do të vazhdojnë të financohen nën programet përkatëse kombëtare dhe si pjesë e një mbulese globale IPA, në kuadrin e të ashtuquajturit "kapaciteti i përfshirjes së romëve".Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, tha se Seminari do të hartojë një plan mjaft konkret veprimi për të gjithë, në nivelin kombëtar dhe vendor për përparimin e mëtejshëm të integrimit të të dyja komuniteteve.“Deri tani, progresi në komunitetet rome dhe egjiptiane ka qenë më tepër përjashtim, sesa rregull. Angazhimet dhe strategjitë janë të mira aq sa veprimi vijues. Seminari do të hartojë një plan mjaft konkret veprimi për të GJITHË, në nivelin kombëtar dhe vendor për përparimin e mëtejshëm të integrimit të të dyja komuniteteve. Një plan i tillë duhet të jetë i qartë për të gjithë, duhet t’i angazhojë të dyja komunitetet në një proces kuptimplotë dhe të sjellë një ndikim real në jetët e fëmijëve dhe komuniteteve.”Ai siguroi se MMSR do të vazhdojë të udhëheqë përpjekjet e qeverisë ndaj komuniteteve rome dhe egjiptiane për thyerjen e barrierave strukturore, do të ndikojë në politikat përfshirëse që i japin formë një sistemi të hapur, miqësor dhe të barabartë për të gjithë.“Edhe publiku duhet të luajë rol duke i dhënë fund diskriminimit dhe stigmatizimit, si dhe duke ndërmarrë veprime pozitive drejt përfshirjes dhe thyerjes së barrierave”, tha ai.Seminari për Dialogun Politik mbi Përfshirjen e Komuniteteve Rome dhe Egjiptiane siguroi një mundësi për të vlerësuar së bashku implementimin e veprimeve të vendosura në Seminarin e dhjetorit 2011 mbi përfshirjen e komuniteteve rome dhe egjiptiane, informim mbi veprimet e ndërmarra deri tani, diskutimin e problemeve të ndeshura në nivel kombëtar dhe vendor, si dhe identifikimin e zgjidhjeve të mundshme për përmirësimin e implementimit efikas të politikave përfshirëse në Shqipëri.Ekspertët e BE-së, përfaqësuesit e autoriteteve qendrore dhe vendore, shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare dhanë opinione dhe shkëmbyen eksperiencat dhe praktikat më të mira për përfshirjen e komuniteteve rome dhe egjiptiane në pesë fusha kyçe: regjistrimi civil, arsimi, arsimi, trajnimi profesional dhe punësimi, strehimi dhe infrastruktura, si dhe shërbimet sociale dhe të kujdesit shëndetësor.Shqipëria u angazhua të përforcojë angazhimin për përfshirjen e romëve dhe egjiptianëve, të përditësojë konkluzionet operative dhe planin e masave të seminarit të dhjetorit 2011, si dhe të sigurojë implementimin e tyre efikas pa vonesa të mëtejshme.Në Strategjinë e Zgjerimit 2013, Komisioni Evropian (KE) identifikoi përforcimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe përfshirjen e politikave rome dhe anti-diskriminuese, si një nga pesë përparësitë kyçe të mbetura për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.