Spiropali: Çmimet e referencës nuk hiqen, ulje graduale e tyre
Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali, ka riktheksuar edhe njëherë para biznesit të huaj se që nga 1 janari referencat do të ulen gradualisht, por nuk do të hiqen.Në një takim me Dhomën Amerikane të Tregtisë, Spiropali premtoi se shumë shpejt do të miratohen edhe referencat e reja, të cilat do të jenë më të arsyeshme.Drejtoresha e Doganave deklaroi se së shpejti do të nisë edhe konsultimi me grupet e interesit për kodin e ri doganor.I pranishëm në këtë aktivitet, Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi, u shpreh se zgjidhja e problemeve nis me diskutimin e tyre.“Ky aktivitet po na çon në drejtimin e duhur. Këtu u përmend Bashkimi Europian dhe unë dua t’ju premtoj se ne do të vazhdojmë që të jemi në mbështetje të doganave në Shqipëri. Ne jemi të interesuar që të mësojmë për problemet tuaja në lidhje me këtë sektor, në mënyrë që më pas ti diskutojmë edhe me qeverinë dhe të gjejmë zgjidhjet e duhura”tha ai.Përfaqësuesi i “Crow Agwents” përsëriti se nga kontrollet që do të kryen do të rriten të ardhurat në buxhetin e shtetit.