Apeli mban në burg biznesmenin e gazit, Sollakut i bashkohet dhe avokati i Gjikës
Ilir Karçini, biznesmeni i gazit i cili u arrestua si porositësi për eliminimin e kolegut të tij Piro Bare,do të vazhdojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, “arrest me burg”.Karçini apeloi vendimin duke i qëndruar fort versionit të tij,se nuk e njeh vrasësin Julian Sinanaj dhe nuk e ka takuar asnjëherë atë. Ndryshe nga shkalla e parë këtë radhë bosi i gazit nuk u mbrojt nga ish-prokurori i përgjithshmë,Theodhori Sollaku.Por mbrojtësi i tij ishte Ardian Leka, jo i panjohur për publikun,pasi është avokat i kryetarit të Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, i cili gjykohet për falsifikim të dokumetave në gjykatën e Tiranës.Mbi Ilir Karçinin rëndon akuza e sigurimit dhe financimit të krimit. Sipas Julian Sinanaj biznesmeni Karçini i ka paguar 50 mijë euro kapar për të eleminuar Piro Baren,ndërsa 70 mijë do ti merrte kur të mbaronte punën.Në 25 janar ishte planifikuar vrasja, ditë kur policia e Tiranës arriti të arrestonte 31- vjeçarin Sinanaj në zonën e “21 dhjetorit”.