Vlorë, zbulohet tuneli i trafikut të drogës, shoqërohen disa efektivë të policisë kufitare

Zbulohet një tunel i fshehtë në zonën e Hidrovorit në Vlorë. Tuneli i kamufluar që hynte deri në brendësi të pyllit, u zbulua gjatë një aksioni të strukturave të Policisë së Kufirit dhe Delta Forcë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative.Sipas policisë së Vlorës, baza përdorej nga trafikantët për të nisur drejt Italisë gomone me lëndë narkotike. Madje në brendësi të tunelit u gjet dhe u sekustrua në cilësinë e provës materiale një mjet lundrues 9 metra i gjatë.