Ministria e Punëve të Jashtme dënon përdorimin e dhunës në Ukrainë

Ministria e Punëve të Jashtme dënon përdorimin e dhunës në Ukrainë. Përmes një deklarate për mediat, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë bën me dije se po ndjek me shqetësim rritjen e tensioneve dhe përshkallëzimin e dhunës në Kiev të Ukrainës, dhunë e cila ka sjellë humbjen e dhjetëra jetëve njerëzore dhe qindra të plagosur.Ministria e Punëve të Jashtme i bashkohet shqetësimit që ka përfshirë komunitetin ndërkombëtar dhe iu bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga akte të tjera të dhunës, të tregojnë maturi dhe veprim politik të përgjegjshëm dhe t'i kthehen sa më parë rrugës së dialogut.