Rama: Shqipëria duhet të ndihmojë Kosovën, por jo të bëjë vëllain e madh

Shqipëria duhet të vazhdojë të ndihmojë Kosovën, por nuk duhet të luajë rolin e vëllait më të madh për shtetin kosovar. Kështu ka deklaruar kryeministri, Edi Rama, në një intervistë dhënë për një të përditshme kosovare.Megjithëse në Kosovë nga Shqipëria gjithmonë pritet ndihmë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një shtet shqiptar që mban mbi supe 101 vjet shtetformim, kundrejt Kosovës që shënoi 6-vjetorin e ekzistencës si shtet, shefi i qeverisë shqiptare vlerëson se Prishtina kryesisht në raport me Beogradin është një palë serioze dhe kredibile që mund t’i trajtojë vetë problemet e saj.Rama ka folur edhe për korrupsionin, afrimin e dy qeverive shqiptare me atë të Turqisë, premtimet e parealizuara të Berishës për Kosovën, entuziazmin shqiptar…etj.Për numrin një të qeverisë shqiptare problemi i korrupsionit nuk lidhet me faktin se shqiptarët janë të korruptuar, por sistemi është ende larg të qenit një sistem që të garantojë çdo qytetar dhe shoqërinë si e tërë dhe t’i mbajë njerëzit që punojnë në shtet larg tundimeve të korrupsionit.