250 vogëlushë i rikthehen kopshtit në Lezhë, masat provizore, kërkohet investim kapital
250 vogëlushë i janë rikthyer sërish ambjenteve të kopshtit “Besëlidhja” në Lezhë, i cili pak ditë më parë shënoi skandal për sa i përket kushteve higjeno-sanitare, ku u konstatuan brejtës brenda tij.Inspektorët e higjenës kanë lejuar rihapjen e këtij ambjenti ku qëndrojnë 250 fëmijë pavarësisht se kushtet nuk janë realizuar plotësisht. David Malci, inspektor i higjenës ka bërë me dije se mbyllja përfundimtare e këtij kopshti do të sillte probleme dhe peripeci të shumta për fëmijët dhe prindërit e tyre, ndaj kërkohet ndërhyrje emergjente dhe e plotë.Inspektorët e higjenës kërkuan mbylljen e kopështit “Besëlidhja” për shkak të pranisë së brejtësve brenda ambjenteve, ndërsa pretendohet se kjo situatë nuk do të përsëritet, si rrjedhim i masave të ndërmarra nga ana e drejtorisë së shërbimeve pranë bashkisë Lezhë.