Fëmijët e komunitetit Rom, projekt mbi integrimin e tyre në sistemin parashkollor
Të rrezikuar nga trafikimi, puna në moshë të mitur, shfrytëzimi, sëmundjet epidemike, janë disa prej faktorëve negative me të cilët përballen fëmijët e komunitetit Rom në qytetin e Beratit.Për të ndryshuar këtë gjendje, në qytetin muze është iniciuar një projekt nga UNICEF dhe Ministria e Mirëqënies Sociale, i cili parashikon integrimin e fëmijëve rom, duke filluar nga sistemi parashkollor, i quajtur : Çdo fëmijë rom në kopësht".Gjatë diskutimeve rezultoi se situata ku ndodhen fëmijët rom në Berat është e vështirë, pasi ka ende probleme me regjistrimet, marrjen e ndihmës ekonomike dhe shfrytëzimin e tyre nga familjarët. Blerina Zoto përfaqësuese e Ministrisë pohoi se nëpërmjet këtij projekti synohet lehtësimi dhe nxitja e aleancave me autoritetet lokale dhe grupeve rome për përfshirjen në arsimin parashkollor duke i ofruar atyre edhe ushqim falas.Mbledhja e vazhdueshme e të dhënave, dëshmive, në zbatim të politikave për fëmijët rom, pregatitja e raporteve periodike, për një mbështetje të përfshirjes së fëmijëve rom në kopshte, do të jenë në qendër të vëmendjes së këtij projekti.