Sëmundjet e mushkrive, aparatura të reja të spirometrisë në sanatorium
Sëmundjet e brendshme kryesisht ato të mushkrive, arrin të prekin mbi 12% të popullatës. Në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i specializuar për këto sëmundje në vit diagnostikon rreth 3200 pacientë me sëmundje të mushkërive.Pacientët kanë mbajtur gjatë rradhën për të bërë diagnostikim, sepse aparaturat e spirometrisë kanë qënë të pakta. Ministria e Shëndetësisë investoi në 8 aparatura të spirometrisë dhe parashikimet janë për vendosjen e 60 aparaturave në spitalet e vendit.Kreu i shoqatës së pneumologëve, Hasan Hafizi, tha se sëmundjet e brendshme diagnostikohe në faza më të vonshme.Ministri i Shëndetësisë tha se do të investojmë për të kompletuar spitalin e Tiranës. Ky spital do të ketë edhe reanimacionin dhe të gjitha paisjet, për shkak se urgjenca aktuale nuk favorizohet nga rruga e cila është në rikonstruksion dhe i ka segmentet të amortizuara.