15 mln Euro kredi për bizneset, miratohet marrëveshja në Komisionin e Financave

Shqipëria merr borxh 15 milion euro të tjera për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla e të mesme.Marrëveshja është miratuar nga të dyja palët në komisionin e  Ekonomisë dhe Financave.Për ish-Ministrin e Financave kjo marrëveshje nuk është e duhura për gjendjen e biznesit në vend, i cili që prej disa muajve nuk merr asnjë kredi.Ky problem është pranuar edhe nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, i cili është shprehur se e gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e korrupsionit në sistemin bankar.Fondi prej 15 milion eurosh jept nga qeveria italiane dhe ka një normë interesi prej 5 .5 përqind.Ky fond do të përdoret më shumë për asistencë teknike dhe inovacion të kompanive.