Akset rrugore “përfshihen në protesta, shoferët: Policia nuk lejon ngarkesë mbi 24 ton

Me dhjetra drejtues të automjeteve të rënda që transportojnë krom nga Bulqiza drejt qyteteve të  Durrësit apo Tiranës, kanë protestuar për bllokimin që po u kryhet nga efektivët e policisë të cilët nuk lejojnë që automjetet e tyre të kenë ngarkesë mbi 24 ton mineral.

Drejtuesit e mjeteve janë shprehur se do të vazhdojnë edhe në vijim të protestojnë pasi diferenca që u ndalohet të transportojnë është tepër e lartë dhe llogaritet e barabartë me vlerën që ata përfitojnë duke kryer këtë transport.