Berat, vazhdon protesta e furgonëve, drejtuesit: Nuk tërhiqemi, presim reagim nga qeveria
Drejtuesit e automjeteve taksi 8+1 në qytetin e Beratit, vijojnë protestën e nisur disa ditë më parë. Ata vazhdojnë të qëndrojnë në qendër të qytetit sëbashku me mjetet e tyre, duke bllokuar dhe rrugën herë pas here.Drejtuesit shprehen të bindur se protesta e tyre jo vetëm që do të vazhdojë, por do të përshkallëzohet me çdo lloj forme të mundshme, nëse gjen zbatim vendimi për largimin e shërbimit 8+1 dhe kthimi i tyre në vendet e nisjes pa pasagjerë.Ylli Xhamxhiu, përfaqësuesi i drejtuesve të mjeteve, u shpreh se asnjë aksident në rrugët e vendit nuk ka ardhur nga mjetet taksi tetë plus një, të cilët janë të liçensuar, por ato janë shënuar nga furgonët me targa të bardha që i konkurojnë në mënyrë të pandershme.Xhamxhiu deklaroi se ata do të jenë në pritje të vendimit nga Ministri i Transportit dhe ai i Brendshëm dhe më pas do të përshkallëzohen protestat.