Rama në zonën naftëmbajtëse të Shpiragut, investimi kap vlerën 200 mln $
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Berat një tur të gjerë inspektimesh në institucione shtetërore e private.Pas inspektimeve që ka kryer në një nga firmat e huaja kërkimore të naftës, në Drejtorinë Rajonale të Hipotekës dhe në Drejtorinë e Shëndetit Publik, Rama është ndalur në qendër të qytetit, ku ka inspektuar punimet që kanë filluar për rikonstruksionin e sheshit qëndror dhe pedonales së re, një investim ky i përbashkët shqiptaro-amerikan me vlerë prej 1.8 milion dollarë.Pasi është njohur me ecurinë dhe cilësinë e punimeve që janë duke u kryer në këtë zonë kryesore të Beratit, kryministri Rama është shprehur se kjo pjesë e rëndësishme e projektit duhet të mbarojë brenda këtij viti, për të vijuar më pas me pjesët e tjera siç janë lulishtja dhe dy anët e munguara që lidhin sheshin qëndror me lumin Osum.Rama e ka cilësuar këtë transormim rrënjësor në Berat si një magnet të fortë që do të shërbejë për të tërhequr sa më shumë vizitorë, por edhe për të shtuar zhvillimin ekonomik te biznesit të vogël.