“Furgonat” paralajmërojnë qeverinë, protestë në të gjithë vendin nëse nuk hiqet vendimi
Në rast se qeveria nuk tërheq vendimin e marrë mbi transportin e shërbimit 8+1, Shqipëria do të njohë protestën më të madhe të këtyre 23-viteve demokraci. Kështu ka deklaruar kreu i sindikatës së pavarur, Gëzim Kalaja, nga elbasani ku ishte i pranishëm në mbështetje të protestës së nisur nga drejtuesit e furgonëve.
Në takimin e organizuar në Elbasan merrnin pjesë përfaqësues të sindikatave nga të gjitha rrethet e vendit, të cilët sërish kërkuan ç'fuqizim të vendimit.
Edhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boci, ka përkrahur protestuesit duke u shprehur se nuk është reagim politik por nevojë e domosdoshme që këta familjarë të sigurojnë të ardhura për familjet tyre.
Protestat kanë përshirë të gjitha qytetet e vendit duke paralizuar transportin publik me shërbimin taksi 8+1.