Durrës, drejtoria e ALUIZNI-t, Gjuzi: Dosjet ishin “arkivuar” mes pluhurit dhe harresës

Gjendje e mjerueshme e dosjeve dhe papërgjegjshmëri në proçesin e regjistrimit të pasurive, është vënë re gjatë proçesit monitorues që është zhvilluar nga zyrae ALUIZNI-t në Durrës.

Drejtori i kësaj zyre, Flamur Gjuzi, ka deklaruar se situata ka qënë me të vërtetë e rënduar, në një kohë që po vazhdon proçesi i regjitstrimit të pasurive deri në momentin e ndryshimeve ligjore që do të bëhen në këtë proçes.

Ndërkohë Gjuzi ka deklaruar se po bashkëpunohet me INUK-un dhe struktura të tjera për prishjen e ndërtimeve pa leje që nuk përfitojnë nga proçesi i legalizimeve dhe që po pengojnë projektetet zhvilluese të qytetit...

Sipas statistikave të përpunuara nga ALUIZNI gjatë periudhës Dhjetor-17 Shkurt, janë tërhequr rreth 13 mijë dosje, të cilat i janë nënshtruar proçesit të inventarizimit, në një kohë që numri total i vetëdeklarimeve të dorëzuara nga subjektetet në periudhat kohore 2005 -2006 dhe në vitin 2013 ka arritur në 38 117 vetëdeklarime.