Rama mbledh të zgjedhurit vendorë, kryeministri nis konsultimet për ndarjen e territorit

Kryeministri Edi Rama ndërmerr personalisht konsultë për reformën Administrative-Territoriale.Kreu i qeverisë ka thirrur në një takim krerët e Bashkive dhe Komunave për të diskutuar për ndarjen e re të territorit.Mësohet se në konsultë do të jenë të pranishëm edhe krerët e Partisë Socialiste në rrethe.Diskutimet pritet të zhvillohen pas orës 14 në sallën e Universitetit të Arteve.Ky është takimi i parë që kryesocialisti zhvillon me krerët vendorë për çështjen e ndarjes së territorit. Deri më tani diskutimet  e qeverisë me grupet e interesit janë drejtuar nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Blendi Çuçi.Ndërkohë Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrative-Territoriale vetëm është konstituar, pasi nuk po mund të nisë punën për shkak të refuzimit të opozitës për tu bërë pjesë e saj.