Apeli për Reformën Territoriale, ish-presidentët dhe Arvizu: Të gjendet kompromisi
Ish krerët e shtetit Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu kanë tentuar të bindin klasën politike shqiptare të lënë mënjanë interesat partiake, dhe të nisin punën e përbashkët për reformën Administrativo-Territoriale.Nga tryeza e Forumit Civil 2010 ish-presidentët i kërkuan partive të mos marrin përsipër pengesën e kësaj reforme të domosdoshme të kohës.Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, shprehet optimist në bashkëpunimin e focave politike në komisionin parlamentar.Minisitri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi bëri thirrje që Komisioni Parlamentar për Reformën Administrative të nisë punën menjëherë.Ndonëse është bërë vetëm konstituimi i Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale, opozita refuzon të bëhet pjesë e tij për shkak të mungesës së besimit ndaj qeverisë, për respektimin e marrëveshjeve politike.