Basha “qetëson” ambasadorët: Ja arsyet e protestës. Do jetë paqësore
2 dite para protestës së thirrur nga Partia Demokratike, kryetari Lulzim Basha ka shtruar një drekë pune për Ambasadorët e akredituar në Tiranë, për ti njohur gjerësisht me shqetësimet që bënë të thirrej kjo protestë, por dhe për ti garantuar ata për mbarëvajtjen e saj.Basha ka njohur Ambasadorët lidhur me shqetësimet e fundit politike dhe sociale në vend, duke filluar nga vendimet e qeverisë, të cilat në syrin e opozitës janë arbitrare dhe jashtë themeleve kushtetuese.Këtu ai ka përmendur moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Aktin Normativ për Nëpunësin civil, por dhe mbi tentativën e qeverisë për ta ndryshuar në themele atë ligj, ndryshime që sipas Bashës synojnë që në administratë të mos ketë më nëpunës që mbrohet me status.Gjithashtu Ambasadorët janë njohur dhe me vendimin e opozitës për të mos u bërë pjesë e reformës administrative-territoriale, pa u garantuar më parë votimi me konsensus i kësaj reforme.Në drekën e punës me Ambasadorët, jashtë vëmendjes nuk është lënë edhe situata ekonomike në vend, por dhe situata e rendit.Partia Demokratike ka thirrur më 20 shkurt në orën 14:00 një marshim proteste, ku ka ftuar qytetarët të bëhen barrikadë kundër mashtrimeve, varfërisë dhe arbitraritetit.