Kreu i ALUIZNI-t “rrëzon” legalizimet, Artan Lame: Është hipotekuar ajri dhe balta

Abuzime flagrante me legalizimet në të gjithë Shqipërinë. Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, denoncoi se në 6 vite janë legalizuar sipërfaqe ku nuk ka fare objekt, në parqe kombëtare, në zona të mbrojtura historike, në zona bregdetare,e në oborre shkolle.Sipas Kreut të ALUIZNI-t, ky institucion po has me një lumë ankesash në të 14 sportelet e drejtorive. Lame përmendi legalizimin e 8 objekteve në Parkun e Liqenit në kundërshtim të plotë me ligjin.Të gjitha dosjet e konstatuara me shkelje, sipas Lames, do ti kalojnë Prokurorisë. Kreu i ALUIZNI-t deklaroi se janë larguar nga puna krerët e ALUIZNI-t në rrethe për shkak të abuzimeve ndërkohë që opozita po bën gjithcka ti rikthejë në poste e tyre.