Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, VMRO-DPMNE kundër një kandidati konsensual
Zgjedhjet presidenciale duket se po e çojnë Maqedoninë në një tjetër krizë politike dhe përplasje etnike. Kandidati presidencial i VMRO-DPMNE-së duhet të jetë anëtar përkrahës i VMRO-së dhe të ketë qëndrimet e njëjta me partinë e Gruevskit rreth interesit shtetëror.Pra VMRO-ja nuk është e interesuar për konsensus me BDI-në rreth kandidatit presidencial, ofertë për të cilën tashmë kohë të gjatë po angazhohet partia e Ali Ahmetit."Kriteret tashmë janë bërë publike. Kandidati duhet të plotësojë kushtet kushtetuese për kryerjen e detyrës së presidentin, të jenë anëtarë të VMRO-DPMNE-së ose përkrahës të politikave partiake dhe të gjejnë vetën në qëndrimet e VMRO-DPMNE-së për çështjet në interes shtetëror dhe kombëtar",tha Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.Nga ana tjetër, BDi nuk ndryshon qëndrim. Kreu i BDI-së Ahmeti thotë se janë të betonuar në qëndrimin e tyre dhe se nuk kanë ndërmend të lëshojnë pe në këtë drejtim.