“Ligjet” miratojnë shkarkimin e Xhukës, kru i ILDKP refuzoi thirrjen, PD: Sulm i turpshëm
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi kërkesën drejtuar kuvendit për lirimin nga detyra të kryetares së ILDKP, Zana Xhuka, duke e shpallur zgjedhjen e saj si të pavlefshme.Edhe këtë herë, kryeinspektorja nuk ishte e pranishme në mbledhjen e komisonit të ligjeve, edhe pse siç tha kreu i komisionit, Fatmir Xhafaj, zonja Xhuka ishte njoftuar zyrtarisht për mbledhjen.Lirimi nga deytra i kryetares së ILDKP, u miratua me 13 votat e socialistëve, dhe 1 kundër të kreut të PDK, Nard Ndoka.Demokratët u përfaqësuan vetëm nga nënkryetari Oerd Bylykbashi, i cili deklaroi se lirimi është një sulm i papreçedent, antiligjor dhe antikushtetues i Institucionit që do hetojë pasuritë e qeveritarëve dhe më pas braktisi mbledhjen.Kërkesa e nënshkruar nga 51 deputetë të maxhorancës për lirmin e kreut të ILDKP-së, do të votohet të enjten dhe kërkon shumcië të thjeshtë votash, duke vulosur kështu largimin pas 1 viti në detyrë të Zana Xhukës.