Trojka rikthehet në Athinë, pritet marrëveshja për lëvrimin e këstit të rradhës
Trojka e kreditorëve ndërkombëtarë pritet të kthehet në Athinë gjatë kësaj jave, me synimin që të përfundojë vlerësimi brenda muajit mars, njoftoi nga Brukseli komisioneri i çështjeve financiare Olli Rehn, menjëherë pas përfundimit të takimit të Eurogrupit."Trojka do të kthehet deri në fund të javës, me qëllim që të kemi një marrëveshje në parim në nivel teknik deri në takimin e Eurogrupit të muajit mars", konfirmoi edhe vet ministri grek i Financave, Janis Sturnaras.“Përderisa vlerësimi i trojkës do të jetë pozitiv, Eurogrupi pritet të miratojë disbursimin e këstit të radhës të kredisë me vlerë 9 miliardë euro”, theksoi Sturnaras.Ndërkohë Ministria gjermane e Financave e ka hedhur poshtë si të gabuar një shkrim të revistës gjermane “Der Spiegel”, sipas të cilës Greqia nuk mund të presë mesazhe pozitive për ndihmë të re para zgjedhjeve për Parlamentin Europian."Ministritë kompetente po shqyrtojnë më tepër ndihmë partneriteti për Greqinë", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Financave dhe shënoi se programi aktual për Greqinë ka vlefshmëri deri në fund të vitit 2014."Nëse do të vazhdojë të ketë nevojë për financim, kjo do të qartësohet nga mesi i 2014-s", shtoi zëdhënësi Wolfgang Schauble.